Një tufë homoseksualësh pretendojnë të clirojnë Sirinë

Një njësi e veçantë “ushtarake” e cila përbëhet nga homoseksualët, lezbiket, biseksualët dhe transgjinorët, ka marrë përsipër marrjen e kontrollit nga organizata terroriste ISIS, njofton EuroNews.

Grupi i quajtur “Forcat Guerile Popullore Revolucionare” (IRPGF), thanë se kishin formuar një “Ushtri Çlirimtare” në përgjigje të “persekutimit” të grupeve të tilla nga ana e ISIS-it.

Grupi, i cili lufton nën ombrellën e YPG-së kurde, ka njoftuar se ende nuk ka hyrë me veprime.

Por megjithatë, përmes njoftimeve në rrjete sociale, shkruajnë se formimi i grupit ka ardhur pas imazheve të publikuara, ku të burgosurit homoseksualë hidheshin nga një ndërtesë në Mosul.

Gjendja në konfliktin civil sirian është përkeqësuar edhe më tej, ndërsa tash e tutje as që numërohet se sa grupe kanë marrë “përsipër” sigurinë e civilëve që po tkurren dita-ditës.

Duhet kujtuar se grupet kurde si PYD-ja dhe YPG-ja mbështeten nga qarqet perëndimore, ndërsa tashmë është e ditur se pretendimet e tyre janë territoriale, e aspak humanitare. /MESAZHI/