Ballina Artikuj Një urim për ata që agjërojnë…

Një urim për ata që agjërojnë…

Hoxhë Hasan Baftijari

Një urim për ata që agjërojnë…

Për ata që me vullnet e dashuri heqin dorë nga ushqimi e pija, për hir të Zotit, për pastrimin e shpirtit, për të mirën e tyre. Nuk ka urim më të bukur sesa fjala e Zotit në hadithin kudsij:

“Çdo vepër e njeriut është për të, përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë Vetë do ta shpërblej.”

Ramazani vjen për t’i thënë jetës NDAL.

Ndal, se i lodhe njerëzit me hallet e tua.

Ndal, se i mashtrove me bukuri që shuhen shpejt.

Ndal, se u vodhe plot 11 muaj pa menduar për shpirtin.

Njerëzit janë të uritur edhe pse tryezat e tyre janë plot.

Janë të etur edhe pse nuk u mungon asgjë.

Janë të lodhur edhe pse pushojnë.

Sepse njeriu nuk jeton vetëm me trupin, por mbi të gjitha me shpirtin. E ai që e dëgjon thirrjen e Ramazanit, gjen shpëtimin.

“O ju që keni besuar, përgjigjuni Allahut dhe profetit të Tij, kur ju ftojnë për në shpëtimin tuaj.” (Enfal: 24)

Hoxhë Hasan Baftijari