Një video e Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro publikuar në YouTube nga Google nuk lë shumë hapësira për imagjinatë

Videoja e shkurtër e Google është më tepër paraqitje e dizajnit por specifikuar komponentë harduerikë. Telefonët vinë për të zëvendësuar Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro.

Ndërsa Apple po përgatitet për lançimin e iPhone javën e ardhshme, Google dëshiron të sigurohet se nuk do të harroni që disa modele të reja Pixel po vinë.

Kompania postoi një video në YouTube që tregon plotësisht dizajnin e Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro duke zbuluar në të njëjtën kohë edhe datën e disponueshmërisë: 4 Tetorin.

Videoja e shkurtër e Google është më tepër paraqitje e dizajnit por specifikuar komponentë harduerikë. Telefonët vinë për të zëvendësuar Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro.

Dy telefonët e ardhshëm të Google janë shfaqur disa herë online gjatë javëve të fundit. Nga paraqitja në simulatorin 360 gradë të Google tek publikime informacionesh të tjera siç është sensori i temperaturës, prania e kartave fizike SIM dhe tre opsionet e ngjyrave.

Raportohet se modeli i segmentit të lartë Pixel 8 Pro do të vijë me një kamër parësore 50-megapiksel dhe ultrawide 64-megapiksel prodhuar nga Sony. Për më tepër ka një bateri 5000 mAh dhe karikim 27W.