Pas shpalljes së parë në Shpellën Hira, Profeti Muhamed ﷺ u kthye i tronditur në shtëpi. Bashkëshortja e Profetit (a.s) Hatixhja (r.a.) e qetësoi dhe e çoi te Uaraka ibn Naufel ibn Asad xhaxhai i sajë, dijetar i krishterë, njohës i Teuratit dhe Biblës, i cili lexonte Shkrimet e Shenjta në hebraisht (Sahih el-Buhari, Bed’ el-uahji, hadithi nr. 3; Ibn Hisham, es-Sira, vëll. 1, fq. 236–238).
Pasi dëgjoi rrëfimin e Profetit ﷺ, Uaraka tha fjalët vendimtare: “Ky është Namusi (Xhibrili) që Allahu ia zbriti Musait.”(Sahih el-Buhari, nr. 3; Ibn Haxher, Fet’h el-Bari, vëll. 1, fq. 27)
Me këtë deklaratë, ai e përgëzoi dhe e dëshmoi profetësinë e Muhamedit ﷺ, duke e vendosur atë në vazhdimësinë e profetëve të mëparshëm.
Pastaj shtoi: “Ah, sikur të isha i ri!
Sikur të jetoja deri në ditën kur populli yt do të të dëbojë.”(Sahih el-Buhari, nr. 3; Ibn Hisham, es-Sira, vëll. 1, fq. 237)
Atëherë Profeti Muhamed ﷺ, i habitur, e pyeti:
“A do të më dëbojnë?”
Më pas shtoi: “Askush nuk ka ardhur me atë që ke ardhur ti, e të mos jetë armiqësuar. Sikur ta arrija ditën kur populli yt do të të dëbojë, do të të ndihmoja me gjithë fuqinë time.”(Sahih el-Buhari; Ibn Kethir, el-Bidaje ue’n-Nihaje, vëll. 3, fq. 8–9)
Uaraka ibn Naufel vdiq pak kohë pas kësaj ngjarjeje, para se shpallja të fillonte rregullisht (Ibn Kethir, el-Bidaje, vëll. 3, fq. 10).
Hoxhë Vladimir Kera








