Një zhvillim i fundit në rrjetin Bitcoin është një lajm i madh për gërmuesit

Tarifat e transaksioneve ishin 6.7 Bitcoin duke tejkaluar shpërblimin prej 6.25 Bitcoin për çdo bllok të gërmuar.

Nisur nga rritja e fundit e tarifave të transaksioneve të Bitcoin, blloku me numër 788695 shënon një zhvillim madhor për gërmuesit: që prej 2017-ës për herë të parë tarifat e transaksioneve në një bllok të vetëm kanë tejkaluar shpërblimet për blloqet për gërmuesit.

Tarifat e transaksioneve ishin 6.7 Bitcoin duke tejkaluar shpërblimin prej 6.25 Bitcoin për çdo bllok të gërmuar.

Edhe pse kjo rritja tarifash është një pikë kthese për përdoruesit, nga ana tjetër është përfitim i madh për gërmuesit, rrjetit global të vullnetarëve që përdorin kompjuterë të specializuar për të siguruar rrjetin bitcoin.

Janë këta që marrin përfitimet nga tarifat e reja. Ato kanë dy burime të ardhurash. Një është shpërblimi për blloqet e gërmuara prej 6.25 bitcoin çdo 10 minuta.

Burimi i dytë janë tarifat e transaksioneve. Përdoruesit mund të vendosin një tarifë për çdo transaksion bitcoin. Nëse ka më shumë kërkesë për bitcoin, përdoruesit duhet të rrisin tarifat për ta kryen transaksionet sa më parë.

Së fundi ka pasur kërkesë të madhe duke rritur tarifat deri në 19 dollarë mesatarisht. Pra tarifat ndryshojnë sipas kërkesës. Një arsye pse bitcoinerët e shohin këtë rritje në tarifa kaq monumentale është se përfundimisht – në më shumë se njëqind vjet – tarifat e transaksioneve do të jenë burimi i vetëm i të ardhurave të gërmuesve.

Blloku 788695 është një shenjë e vogël, optimiste se tarifat mund të rriten, edhe nëse nuk ka provuar ende një formë të qëndrueshme të ardhurash për gërmuesit.