Një zjarr i madh shpërtheu në Glasgou të Skocisë të dielën në mbrëmje, duke shkaktuar shembjen e një ndërtese historike, transmeton Anadolu.
Flaka përfshiu një dyqan në “Union Street” dhe më vonë u përhap në ndërtesat përreth stacionit qendror të Glasgout, sipas gazetës “Herald”.
Një ndërtesë e epokës viktoriane që rrethonte stacionin hekurudhor u shemb pasi u përhap zjarri.
Deri sot në mëngjes, zjarri nuk ishte shuar ende, me ekipet e zjarrfikësve ende në vendngjarje.
Autoritetet njoftuan se stacioni do të mbetet i mbyllur sot.




