Njësitë luftarake ukrainase arrijnë kufirin rus – VIDEO

Trupat ukrainase, që mbrojnë qytetin lindor të Kharkivit, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, kanë arritur në kufirin me Rusinë, shkroi guvernatori Oleh Sinegubov në Telegram, trasmetuar nga BBC.

Transmetuesi thekson se ende nuk është e mundur të verifikohet informacioni i guvernatorit, për më tepër se sa trupa kanë arritur në kufirin rus dhe ku.

Ndërkohë, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar një video ku shihen një numër ushtarësh të një brigade të mbrojtjes territoriale në kufi, ku një nga ushtarët thotë se “kemi ardhur, jemi këtu”.

Ushtria ukrainase ka larguar forcat ruse nga Kharkivi prej disa ditësh.

Forcat ukrainase kanë raportuar fitore kundër rusëve në rajon.

Megjithatë, ende nuk ka shenja se Rusia të jetë dorëzuar. /atsh