Njihuni me burgun ku të burgosurit trajtohen si ‘mbretër’ (Foto)

Ishulli danez i Falster tani është shtëpia e institucionit penal më human në botë, burgun Storstrøm. Projektuar nga arkitekti danez C.F. Moller ndërtesa ofron një ambient mjaft komod dhe të këndshëm për të burgosurit, në vend të kushteve të rënda të jetesës që gjenden zakonisht në burgjet e tjera në mbarë botën.

Storstrøm ka hapësirë për rreth 250 persona, dhe është projektuar si mini-komunitet ku të burgosurit mund të kalojnë kohën e tyre në një mjedis sa më normal të jetë e mundur.

Duke punuar me Shërbimin e Burgjeve në Danimarke, arkitektët krijuan një komunitet aktiv ku të burgosurit do të kujtoheshin për një jetë që dikur kishin lënë pas.

Burgu ka përmasat e 18 fushave të futbollit dhe është i përqendruar tek aktivitet sociale. Burgu poashtu ka mundësi të mjaftueshme që të burgosurit të kalojnë kohën e tyre duke bërë gjimnastikë, studiuar, lexuar dhe duke u marrrë me art. Përveç kësaj të burgosurit blejnë ushqime në dyqan ushqimor.

Kushtet e qelisë janë gjithashtu të dizenjuara për të siguruar një jetesë të përballueshme për të burgosurit, transmeton oranews. Qelitë janë 13 metra katror dhe janë të pajisura me frigorifer, dollapë, televizor.

Megjithatë, zyrtarët pretendojnë se pavarësisht kushteve të mira të jetesës në brendësi, burgu është ende një fortesë e sigurisë së lartë me një mur prej gjashtë metrash të lartë dhe telat e tensionit rreth perimetrit të kompleksit.