Njihuni me modelin Elise nga Lotus, i cili ndryshoi performancë për t’u legalizuar në SHBA

Prodhuesi i veturave Lotus, nuk arriti kurrë të sillte modelin Elise 1 në SHBA, por kompania e pavarur Sun International e bëri.

Për ta bërë veturën të ligjshme në SHBA, kompania i hoqi motorin origjinal Rover K-Series, duke i vendosur një tjetër nga Honda.

Ekziston vetëm një numër i vogël i modeleve të tilla, dhe një sapo ka dalë në shitje në ankandin Cars&Bids që pritet të përfundojë më 11 janar.

Konkretisht, është një Elise 111S e vitit 1999, me timon në anën e majtë, e cila hyri në tregjet e SHBA-së në vitin 2002, me një motor B18C, dhe transmision shpejtësie nga Honda.

Tani kjo seri është e pranueshme për import në SHBA, por ka shumë pak gjasa që të gjeni një të tillë.