WhatsApp në iOS mbështet teknologjinë e verifikimit passkey

Kur aktivizohet, përdoruesit e aplikacionit të Meta mund të përdorin iPhone për kyçje biometrike – që është Face ID ose Touch ID – ose kodin e telefonit të tyre.

Një aplikacion më i shumë i bashkohet të ardhmes së premtuar pa fjalëkalime. WhatsApp tha se ka lançuar mbështetjen për passkeys në versionin iOS të aplikacionit.

Kur aktivizohet, përdoruesit e aplikacionit të Meta mund të përdorin iPhone për kyçje biometrike – që është Face ID ose Touch ID – ose kodin e telefonit të tyre.

WhatsApp aktualisht ofron mbështetje për tu qasur në aplikacionin e saj iOS me këto opsione, por kjo e çon një nivel tjetër. Mbështetja Passkey vjen disa muaj pasi Meta filloi ta ofronte në aplikacionin WhatsApp në Tetor.

Teknologjia Passkey konsiderohet më e sigurte dhe është një version verifikimi që nuk përdor fjalëkalime dhe 2FA me SMS. Gjithashtu do të thotë se mund të kyçeni edhe kur nuk jeni të lidhur me një rrjet duke qenë se çelësi i verifikimit është në pajisje.

Për të kontrolluar nëse keni funksionalitetin të aktivizuar duhet të shkoni në Settings > Account > Passkeys.

Çfarë është passkey?

Passkey zëvendësojnë fjalëkalime tradicionale me metodën e verifikimit të pajisjes tuaj. E thënë thjeshtë mund të kyçeni në Gmail, PayPal ose iCloud thjeshtë duke aktivizuar Face ID në iPhone, sensorin e shenjave të gishtërinjve në Android ose Windows Hello në PC.

Ndërtuar mbi teknologjinë WebAuthn, dy çelësa gjenerohen kur krijoni një passkey: një i ruajtur nga uebsajti ose shërbimi ku llogaria që po përpiqeni të aksesoni gjendet dhe një çelës privat në pajisjen tuaja për verifikimin e identitetit.