Gjenerata e dytë e konsolës Switch vjen vitin e ardhshëm konfirmoi Nintendo

Lajmi vjen në një kohë kur Nintendo parashikon ngadalësim të shitjeve të konsolës switch duke projektuar 13.5 milionë konsola të shitura krahasuar me 15.7 milionë një vit më parë.

Nintendo tha se pasardhësi i konsolës Switch do të zbulohet përpara Prillit 2025.

Presidenti i Nintendo Shuntaro Furukawa tha se gjenerata e ardhshme do të prezantohet brenda këtij viti fiskal duke i dhënë gjigantit Japonez të gaming afat deri më 31 Mars 2025.

Lajmi vjen në një kohë kur Nintendo parashikon ngadalësim të shitjeve të konsolës switch duke projektuar 13.5 milionë konsola të shitura krahasuar me 15.7 milionë një vit më parë.

Fitimi i kompanisë pritet të bjerë gjithashtu me 39 përqind së bashku me rënie të ardhurash prej 19 përqind.

Konsola Switch ka humbur terren që prej kulmit të saj në 2021 ndërsa modeli i fundit OLED, pati një rritje të vogël të shitjeve prej 1.1 përqind vitin e kaluar.

Nintendo pretendon se ka regjistruar 123 milionë lojtarë vjetor për periudhën Prill 2023 dhe Mars 2024, më e larta që ka parë që nga debutimi i konsolës.