Nora Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, mbetet në garë për medalje

Nora Gjakova në gjysmëfinale është përballur me portugezën Telma Monteiro.

Edhe pse portugezja kishte dy gabime dhe Gjakova asnjë, në fund Monteiro arriti që të kualifikohet në finale, shkruan lajmi.net.

Gjatë gjithë kohës, trajneri Driton Kuka po dëgjohej duke dhënë udhëzime për Gjakovën, mirëpo nuk arriti finalen dhe tani do të luftojë për vendin e tretë.

Ky Evropian është duke u luajtur në Lisbonë të Portugalisë dhe Kosova është në finale edhe me garuesen Distria Krasniqi në kategorinë 48 kilogramë.