Ballina Artikuj Nuhi alejhi selam – Mësime shpirtërore dhe psikologjike

Nuhi alejhi selam – Mësime shpirtërore dhe psikologjike

Sot do të ndalemi te Nuhi alejhi selam, për të nxjerrë mësime dhe urtësi që lidhen me dimensionet psikologjike dhe shpirtërore.

Nuhu (paqja qoftë mbi të) është një nga profetët e Allahut, i cili zë një vend të rëndësishëm në Kuranin famëlartë

Ai është një nga profetët e “Ulu’l Azm” (profetët me vendosmëri të madhe). Emri i tij përmendet në Kuran për arsye të ndryshme në 43 vende të ndryshme. Një sure e Kuranit, Sureja 71, e cila ka 28 ajete, mban emrin e tij. Ai konsiderohet si “babai i dytë” i njerëzimit për shkak të përmbytjes së madhe të njohur nga historia dhe feja.

Nuhi a.s. u dërgua te populli i tij nga Allahu i Lartësuar, por ai u përball me refuzim dhe mohim. Në këtë situatë, ai përdori psikologjinë e bindjes, ai ishte i hapur ndaj popullit të tij dhe i gatshëm për dialog me ta. Allahu i Lartësuar thotë:

“Lexoju atyre lajmin e Nuhit kur ai i tha popullit të tij: ’O populli im, nëse qëndrimi im dhe të përkujtuarit me shpalljet e Allahut ju rëndojnë, atëherë unë mbështetem te Allahu; vendosni për çështjen tuaj dhe bashkë me idhujt tuaj, e mos e mbani të fshehtë çështjen tuaj, pastaj veproni kundër meje e mos më jepni afat.” (Junus: 71)

Ketu kuptojmë nje detaj të rëndësishem!

Nga i mirrte Nuhi a.s. gjithë këtë forcë pët te vazhduar thirrjen e tij prej 950 viteve?

Energjia më e madhe e tij buron nga lidhja që kishte me Allahun dhe mbështetja te Ai. Ky është thelbi që i bashkon të gjithë Profetët dhe të Dërguarit:

Në Kuran shpesh thute përmes gjuhes së Pejgambereve a.s.:

“Nëse ju shmangeni, unë nuk ju kërkova shpërblim; shpërblimi im është vetëm tek Allahu, dhe unë jam urdhëruar të jem prej myslimanëve.” (Junus: 72)

Nuhi a.s. e nxirrte forcën e tij edhe nga pavarësia ndaj njerëzve – ai nuk priste shpërblim prej tyre, por ishte i urdhëruar të përcillte mesazhin e Zotit të botëve. Ai ishte i fortë në lidhjen e tij me Allahun dhe i fortë në pavarësinë e tij nga të tjerët, duke u shkëputur nga çdo gjë tjetër përveç Allahut të Lartësuar.

Pasi u pa se nuk ka shpresë se do të kthehen në rrugen e Zotit dhe të

linin punët e këqija, Allahu e urdhëroi ndërtimin e anijes!

“Dhe ai ndërtonte anijen; sa herë që paria e popullit të tij kalonte pranë tij, e përqeshnin atë. Ai u thoshte: ‘Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç talleni ju.’” (Hud: 38)

Sikur ai dëshironte t’u thoshte: “Ajo që po bëni tani është vetëm një shfaqje e një pushteti të përkohshëm, por do të vijë një ditë kur rolet do të ndryshojnë.”

Prandaj, Nuhi alejhi selam e kuptoi vlerën e drejtësisë hyjnore, përtej iluzioneve të momentit, përmes besimit të tij në thelb dhe pavarësisë nga të tjerët, dhe ky eshte roli i besimit!

Një tjetër sprovë e madhe për Nuhun ishte me gruan dhe djalin e tij. Edhe pse ai përdori dialogun si një mjet për të përcjellë mesazhin, nuk arriti t’i bindte ata për rrugën e drejtë, pavarësisht lidhjes prindërore.

Nga kjo mund të nxjerrim disa mësime:

1. hapja përmes dialogut dhe bindjes,

2. pavarësia nga njerëzit dhe pranimi i sprovave, edhe kur ato vijnë nga më të afërmit tanë.

3. lidhje e fuqishme me Zotin Fuqiplotë, per tu mos lodhur ne sherbim ndaj njerezve.

Hoxhë Halil Avdulli