Nuk do ta besoni se sa kohë harxhon Bugatti për lyerjen e veturave të saj

Disa fabrika prodhojnë mijëra vetura gjatë asaj kohe. Përgatitja është pjesa më e madhe e punës. Është e njëjta gjë me Bugatti. Kur bëhet fjalë vetëm për lyerjen e makinës, duhen rreth 600 deri në 700 orë pune për veturë.

“Ngjyrosja e një veture hiper-sportive kërkon jo vetëm ekspertizë të jashtëzakonshme, por edhe angazhim dhe ambicie për të përmbushur gjithmonë standardet e cilësisë së lartë që ka marka, javë pas jave, veturë pas veture”, thotë Simon Vetterling, specialist i trupit dhe bojërave të veturave në Bugatti.

Përpara aplikimit të shtresës së parë të bojës, specialistët e Bugatti do të inspektojnë çdo centimetër të veturës në detaje, në fakt inspektohet e gjithë sipërfaqja. Më pas fillon ngjyrosja dhe fillon me aplikimin e astarit, i cili më pas lyhet lehtë me rërë, shkruan Index.

Tashmë janë shpenzuar 100 orë për të, dhe 100 të tjera nevojiten për përgatitje, duke përfshirë procesin e aplikimit të bojës transparente dhe lyerjes së dytë me rërë. Vetëm atëherë fillon aplikimi i shtresës së parë të bojës.

Pasi janë lyer të gjitha panelet e automjetit, fillon një kontroll i ri. Gjithçka shikohet, nga hija, vrazhdësia deri te çdo papërsosmëri. E njëjta nuancë duhet të arrihet në materiale të ndryshme, pjesë metalike dhe karboni, dhe kjo ndonjëherë është shumë e vështirë për t’u arritur.

Faza tjetër është lustrimi i veturës. Ajo zgjat katër ditë. Dhe pastaj një tjetër kontroll që zgjat edhe dhjetë orë të tjera. Vetëm atëherë vetura mund të marrë “notën kaluese” dhe “dritën jeshile” për dorëzim.