Nuk ka rëndësi shtëpia ku banon trupi, por shtëpia ku banon shpirti!

Vehbi Zeqiri

Kjo thënie bart një mesazh të thellë filozofik…, idenë se vlera e njeriut nuk matet nga jashtë (shtëpia, pamja, pasuria, etj.), por nga brendësia (shpirti, karakteri, ndershmëria, etj.)

Shpesh e matim jetën me shtëpinë që kemi, me gjërat që na rrethojnë, apo me pamjen tonë të jashtme. Por e vërteta është se këto janë vetëm ‘muret’ e përkohshme të ekzistencës sonë.

Ajo që ka më shumë rëndësi është çfarë ndodh brenda nesh — si ndjehemi, çfarë mendojmë, dhe çfarë mbajmë në shpirt.

Nëse shpirti yt banon në paqe, mirënjohje dhe dashuri, atëherë je më i pasur se kushdo që jeton në pallate.

Banesa ime e vërtetë është vetvetja! 😎

Vehbi Zeqiri