Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi ka arritur në 1.953, ndërsa 6.303 persona të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se vetëm vala e sulmeve izraelite më 8 prill vrau 357 persona dhe plagosi 1.223 të tjerë.
Ministria theksoi se shifrat mbeten paraprake pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë pastrimin e rrënojave, duke theksuar se një numër i madh mbetjesh kërkojnë analiza të ADN-së për të konfirmuar identitetin e viktimave.
Dje, një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha për Anadolu tha se SHBA-ja do të presë bisedime të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Libanit javën e ardhshme si pjesë e negociatave të vazhdueshme për armëpushim.
Bisedimet e pritshme vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, të martën njoftoi një armëpushim dyjavor me Iranin, duke theksuar se Teherani paraqiti një propozim “të zbatueshëm” me 10 pika për negociatat.


