Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i të vrarëve nga sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023 ka arritur në 67,160 persona, ndërsa 169,679 të tjerë janë plagosur. Vetëm në 24 orët e fundit, janë vrarë 21 palestinezë dhe janë plagosur 96 të tjerë.
Sipas autoriteteve lokale, shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë, ndërsa mijëra njerëz vazhdojnë të jenë të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Raportohet se sulmet e fundit kanë goditur zona të banuara, spitale dhe kampe të të zhvendosurve, duke përkeqësuar gjendjen humanitare në Rripin e Gazës. Organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë për mungesë të ushqimit, ujit të pijshëm dhe ilaçeve, ndërsa sistemet shëndetësore janë pranë kolapsit. /mesazhi








