▪️U martova, dhe në mëngjesin e natës së parë, u zgjova i lumtur hyra në bibliotekën time dhe mbylla derën. Rrokullisja sytë nëpër raftet e librave; vura re një liber, e mora dhe u ul në karrige. Fillova të lexoj dhe harrova gruan, e cila kishte vetëm një natë në shtëpinë time.
▪️Familja më kërkonin ku mendonin se do të më gjenin: në banjë, në dhomën e pritjes, në verandë, madje edhe nën shtrat, por jo edhe në bibliotekë; sepse unë isha dhëndër i ri dhe sipas mendimit të tyre nuk mund të braktisja gruan time me këtë mënyrë të shëmtuar dhe të turpshme.
▪️Nëna ime ishte në qiler duke përgatitur ushqim të madh për këtë mëngjes. Ata i thanë se isha zhdukur, sikur toka të më kishte gëlltitur! Çfarë të bëjmë?
Atëherë nëna ime qeshi dhe tha: “Nuk mund të jetë kudo, shkoni në bibliotekë, aty është pa dyshim. O ditë e zezë! A është kjo koha për libra?.
Ibrahimi al-Mazini








