“O Gjithçka, o asgjë”

Hoxhë Halil Avdulli

Një nga pengesat më të mëdha për ndryshim dhe veprim është të menduarit në stilin “ose gjithçka, ose asgjë”.

▪️ O të jemi 100 fetarë, ose s’jemi fare fetarë.

▪️ O të fitojmë menjëherë, ose çdo gjë është e kotë.

▪️ O të bëjmë gjithçka perfekt, ose më mirë asgjë.

Ky lloj mendimi:

🔸 Parandalon iniciativat e vogla.

🔸 Nënvlerëson përpjekjet e njerëzve.

🔸 Parandalon ndërtimin e gradualtë të suksesit.

Islami na mëson një parim të çmuar:

“Unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem”Kuran-Hud 88

“Ajo që nuk mund të arrihet e tëra, nuk duhet lënë e tëra.”

Profeti (paqja qoftë mbi të) na mësoi:

“Ruaju nga zjarri edhe me një gjysmë hurme…”

“Mos e nënvlerëso asnjë të mirë”

“Një dirhem (dhuratë) mund të peshojë më shumë se njëqind mijë.”

“Muslimani është vëlla i muslimanit. Ai nuk i bën padrejtësi dhe nuk e braktis.”

“Kush është në ndihmë të vëllait të tij, Allahu është në ndihmë të tij.”

“Kush ia largon një brengë një muslimani, Allahu do t’ia largojë një brengë Ditën e Gjykimit.”

Tema e xhumasë dje!

Hoxhë Halil Avdulli