OBSH: Pa masa të reja, 500 000 viktima në Evropë deri në mars

Në Evropë mund të ketë edhe 500 000 vdekje të tjera nga COVID-19 deri në mars, nëse nuk merren masa urgjente, paralajmëroi OBSH.

Sipas The Guardian, drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se ishte “shumë i shqetësuar për valën e re të infeksioneve”

Kluge bëri thirrje për rritjen e vaksinimeve, ndërsa shtoi se detyrimi për t’u vaksinuar duhet të mbetet një opsion ekstrem. /atsh