Ofensiva tokësore izraelite vazhdon në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre tokësore në Rripin e Gazës.

Sipas raportimeve nga gazetarët e Al Jazeera në terren, ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme pranë një xhamie në lagjen Zeitoun, në jug të qytetit të Gazës.

Sulmet ndaj Gazës po vazhdojnë edhe sot, një ditë pas vrasjes së të paktën 78 palestinezëve në zona të ndryshme të enklavës. /mesazhi