OKB apelon për dialog mbi përplasjet e fundit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Farhan Haq, zëdhënës i shefit të Kombet e Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë thirrje për dialog midis Armenisë dhe Azerbajxhanit pas përplasjes së fundit në kufijtë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, Haq tha se OKB-ja po ndjek me shqetësim raportet për dhunën e fundit midis dy fqinjëve.

“Në këtë pikë, ne u bëjmë thirre të gjitha palëve të përmbahen për të vepruar në përputhje me deklaratat trepalëshe të 9 nëntorit dhe 11 janarit dhe të adresojnë çdo shqetësim në lidhje me të në mënyrë paqësore përmes dialogut”, tha Haq, duke iu referuar marrëveshjes midis dy fqinjëve dhe Rusisë.

Ai theksoi se OKB dëshiron të shmangë çdo kthim në llojin e përshkallëzimit të mëparshëm.

Thirrja e OKB-së vjen pasi sot, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, forcat e armatosura armene hapën zjarr mbi pozicionet e ushtrisë azerbajxhanase në kufi.

Ministria tha se forcat armene kanë kryer “provokime në shkallë të gjerë” kundër pozicioneve luftarake të ushtrisë së Azerbajxhanit në rajonet Kalbajar dhe Lachin të kufirit shtetëror.

Dy ushtarë të Azerbajxhanit u plagosën në këto sulme.

Menjëherë pas kësaj, thuhet në njoftimin e ministrisë, ushtria e Azerbajxhanit ka kryer një operacion emergjent, duke shtuar se lëvizja e forcave armene është bllokuar, ndërsa forcat dhe mjetet e saj janë dëmtuar.