Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka dënuar vrasjet e civilëve palestinezë që kërkonin ndihma në pikat e Gaza Humanitarian Foundation në Rafah dhe pranë korridorit Netzarim në qendër të Gazës.
Sipas OHCHR, këto vrasje ndodhën pas disa sulmeve të raportuara midis 27 dhe 31 majit, ku u vranë të paktën 19 palestinezë dhe u plagosën 80 të tjerë.
Zyra theksoi se mekanizmi i “militarizuar” i shpërndarjes së ndihmave nga Izraeli shkel standardet ndërkombëtare, rrezikon civilët dhe përkeqëson situatën katastrofike në Gaza.
Ajo shtoi se “përdorimi i ushqimit si armë ndaj civilëve dhe ndalimi i qasjes në shërbime jetike përbën krim lufte dhe mund të përmbajë elementë të krimeve të tjera ndërkombëtare, përfshirë gjenocidin.” /mesazhi







