OKB-ja e shqetësuar për “dimensionin etnik” në rritje të konfliktit në Sudan

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, “ka shqetësim të thellë nga dimensioni etnik në rritje” të konfliktit në Sudan, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, theksohet se Guterres u ka bërë sërish thirrje palëve në Sudan që t‘i japin fund konfliktit.

Guterres ka përsëritur mbështetjen e OKB-së ndaj popullit të Sudanit, njoftohet në deklaratën ku vihet në dukje se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka nënvizuar se duhet të marrin fund edhe grabitjet në një kohë kur 9 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Më tej në deklaratë thuhet se Guterres ka shqetësim kryesisht për situatën në Darfur dhe se e cilëson të tmerrshme dhunën me përmasa të gjera dhe humbjen e jetëve në rajon.

“Sekretari i Përgjithshëm ka shqetësim të thellë nga dimensioni etnik dhuna seksuale në rritje të konfliktit në Sudan”, thuhet në deklaratë.

“Pretendimet për vendosjen në objektiv të grupeve etnike përbën krim kundër njerëzimit”

Ndërsa Alice Wairimu Nderitu, këshilltarja Speciale e OKB-së për Parandalimin e Gjenocidit, në një deklaratë me shkrim ka dënuar në mënyrë të fuqishme palët që shkelin armëpushimin.

Nderitu ka tërhequr vëmendjen se boshllëku i sigurisë së formuar në rajon po keqpërdoret nga grupet e armatosura.

“Ka pretendime se grupet në fjalë kanë vendosur në objektiv grupet etnike për shkak të lidhjeve me ata që janë palë në konflikt në Sudan. Nëse konfirmohen, këto sulme përbëjnë krim lufte dhe kundër njerëzimit”, ka deklaruar Nderitu.