Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB kërkon armëpushim: Fëmijët nuk duhet të jenë “dëme kolaterale” të luftës

OKB kërkon armëpushim: Fëmijët nuk duhet të jenë “dëme kolaterale” të luftës

Komiteti për të Drejtat e Fëmijës pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në konfliktin në Lindjen e Mesme, duke theksuar se fëmijët nuk duhet të jenë viktima të luftës apo të trajtohen si “dëme kolaterale”.

Në reagimin e tij, Komiteti shprehu shqetësim të thellë pas raportimeve për një sulm vdekjeprurës ndaj një shkolle në Iran, ku thuhet se ka pasur viktima dhe të plagosur, përfshirë fëmijë. Ai theksoi se sulmet ndaj objekteve civile si shkollat dhe spitalet përbëjnë shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijëve.

OKB rikujtoi se shtetet kanë detyrim ndërkombëtar të mbrojnë jetën, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, edhe gjatë konflikteve të armatosura, si dhe të garantojnë qasje të papenguar për ndihmat humanitare.

Komiteti u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt që të ndalin menjëherë dhunën dhe të vendosin në prioritet mbrojtjen e civilëve, veçanërisht të fëmijëve. /mesazhi