OKB: Musk të respektojë të drejtat e njeriut në Twitter

Volker Türk

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Drejtat e Njeriut, Volker Türk ka reaguar ndaj biznesmenit Elon Musk lidhur me shkarkimin e punonjësve të njësisë së të drejtave të njeriut në platformën e medias sociale Twitter, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Türk ka folur lidhur me shkarkimet e bëra nga Musk pasi bleu Twitter-in ndaj të gjithë punonjësve të njësisë për të drejtat e njeriut dhe shkarkimet e të gjithëve në njësinë e inteligjencës artificiale me përjashtim të dy personave.

Türk ka vënë në dukje se vendimet e marra “nuk janë një fillim inkurajues”.

“Twitter është një pjesë e revolucionit global që transformon komunikimin tonë, por unë kam shqetësime lidhur me median tonë të qytetit dixhital dhe lidhur me rolin e Twitter-it këtu”, tha ai.

“Twitter-i duhet të kalojë në veprim për trajtimin e dëmeve të tij të mundshme dhe duhet të respektojë të drejtat e njeriut të cilat janë vlera jonë e përbashkët”, theksoi Türk i cili shtoi se edhe Twitter-i ashtu sikur të gjitha kompanitë e tjera duhet të jetë i vetëdijshëm për dëmin që mund t’u shkaktojë njerëzve.

Türk i bëri thirrje Musk-ut që “të vendosë drejtat e njeriut në qendër të menaxhimit të Twitter-it”.