Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se çdo ditë në mbarë botën 2 miliardë njerëz konsumojnë ujë të pasigurt, transmeton Anadolu.
Zyra e OKB-së në Gjenevë bëri një njoftim përmes platformës së mediave sociale të kompanisë amerikane X.
“Në çdo ditë, 2 miliardë njerëz konsumojnë ujë të pasigurt, edhe pse është një nevojë themelore njerëzore”, u theksua në njoftim duke shtuar se OKB-ja po punon që çdo pikë uji të jetë e sigurt.



