OKB: Rritja e çmimeve të ushqimeve ka shënuar rekord të ri

Lufta në Ukrainë ka tronditur tregjet e drithërave dhe vajrave vegjetale, duke bërë që çmimet botërore të ushqimeve të rriten me një rekord të ri në mars, ka bërë të ditur të premten Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të produkteve bazë ushqimore, dhe lufta ka goditur prodhimin bimor, duke rritur çmimet, thotë FAO, raporton BBC.

Rreth 30% e grurit në botë vjen nga Ukraina dhe Rusia dhe konflikti ka ndikuar në eksportet.

Rusia prodhon gjithashtu sasi të mëdha të lëndëve ushqyese, si potasi dhe fosfati – përbërës kryesorë në plehra, të cilët u mundësojnë bimëve dhe kulturave të rriten. /koha