Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert ka deklaruar se shumica dërrmuese e izraelitëve e mbështesin sulmin ndaj Iranit dhe e kanë konsideruar atë të domosdoshëm.
“Ndonëse jam kritik i hapur i Netanyahut, 99 për qind e izraelitëve mendonin se sulmi ndaj Iranit ishte i pashmangshëm dhe i nevojshëm,” tha Olmert për Al Jazeera.
Ai shtoi se qytetarët janë të kënaqur që është goditur një pjesë e madhe e fuqisë ushtarake iraniane.
“Nuk duam ta shkatërrojmë Iranin, as të vazhdojmë luftën me të. Duam të ndryshojmë marrëdhëniet. Por nuk do të lejojmë kurrë që Irani të bëhet fuqi bërthamore,” tha ai. /mesazhi


