OnePlus Open konkurron si një prej telefonëve më të mirë me ekran me palosje

Open është një përpjekje për të maksimizuar madhësinë e ekranit pa kompromentuar peshën dhe në këtë mes janë bërë edhe disa sakrifica siç është humbja e karikimit wireless.

Në ditët e para të pajisjeve me ekrane me palosje, thjeshtë krijimi i një produkti të tillë sa për tu konsideruar pjesë e industrisë ishte e mjaftueshme. Por me çdo lojtar të ri që i bashkohet skenës, është bërë e vështirë që njëra pajisje të diferencohet nga të tjera.

Ndërsa shkojmë drejt fundit të 2023, Samsung duke sikur po shijon një udhëheqje të fortë. Megjithatë kemi parë edhe produkte nga Google, Motorola, Huawei, Honor dhe sigurisht Oppo.

Ajo çfarë e bën këtë kategori produkti akoma më të veçantë është mungesa e një konsensusi rreth specifikave të dizajnit që duhet të ketë një pajisje e tillë.

Ndryshe nga hapësira e gjerë e smartfonëve, ende në këtë kategori shohim eksperimente. Është diçka që nuk mund ta thuash gjithnjë në botën e pajisjeve elektronike por ideja se jo të gjithë janë të gatshëm të kopjojnë Samsung, premton shumë për të ardhmen e një kategorie produkti.

Ditën e Enjte OnePlus prezantoi smartfonin me ekran me palosje OnePlus Open i bazuar në telefonin e sapo prezantuar Find N3 të Oppo.

Në pamje të parë smartfoni ngjasonte me Galaxy Fold por nuk është çdo gjë bardh e zi. Open është një përpjekje për të maksimizuar madhësinë e ekranit pa kompromentuar peshën dhe në këtë mes janë bërë edhe disa sakrifica siç është humbja e karikimit wireless.

Ky vendim nuk ka lënë shije të mirë në mesin e përdoruesve dhe sigurisht në 2023 një telefon premium që nuk ka karikim wireless sigurisht që do të goditet nga mediat.

Por nëse filloni të rimendoni telefonin me ekran me palosje si dy telefon të ngjitur me njëri-tjetrin, konsumatorët do të kuptojnë mjaft mirë dhënien prioritet të gjërave si pesha dhe madhësia. Open peshon 239 gram përballë Galaxy Fold me 276 gram dhe Pixel Fold me 283 gram.

Afro 50 gram bëjnë një diferencë të madhe nëse pajisjen e përdorni si telefonin tuaj parësor. Mekanizmi i palosje i reziston 1 milionë palosjeve sipas OnePlus, ose 3 herë më shumë sesa është standardi sot për këtë kategori. Për 10 vitet e ardhshme i bie që telefoni mund të paloset më shumë se 10 herë në ditë.

Boshti ka në përbërje më shumë se 69 pjesë të ndryshme krahasuar nga qindra pjesë që gjenden në pajisjet e konkurrentëve. Një sistem i tillë krijon më shumë hapësirë brenda pajisjes për komponentë të tjerë siç është jetëgjatësia e baterisë apo reduktimi i pikave të mundshme të dështimit.

Palosja bëhet me forcë dhe jo pa arsye OnePlus ka aplikuar një buzë në anët e brendshme të ekranit. Ekrani ka një madhësi prej 7.82-inç i hapur ndërsa ekrani i jashtëm prej 6.31-inç. Kjo do të thotë se përdoruesit marrin një smartfon me ekran të plotë dhe një tablet në të njëjtën kohë.

Është një dizajn që nuk mbështet në atë rrugë që Samsung ka zgjedhur dhe konkurrenca ka tejkaluar Samsung në këtë aspekt. OnePlus ka bërë një punë të mrekullueshme të balancimit të madhësisë së ekranit dhe madhësisë së pajisjes.

Të dy ekranet kanë rezolucione 2K, frekuencë 120Hz dhe ndriçim prej 2800 nits. Pajisja ka një ndjesi solide ndërsa dizajni industria është i mrekullueshëm me përjashtim të modulit të kamerës së pasme.

OnePlus ka ngjitur një modul gjigant kamerash në një pajisje të segmentit të lartë. Një dizajn premium për një smartfon premium mbase, ose për tu diferencuar nga konkurrenca.

Është ky rreth i ngritur i modulit të kamerës që thuajse monopolizon tërë pjesën e pasme të tij. Gjenden tre unaza të mëdha të kamerave dhe një dritë e vogël flash. Dhe normalisht nuk ka sesi të mungonte logoja e Hasselbald si pjesë e marrëveshjes 3 vjeçare që nënshkroi me OnePlus në 2021.

Kamera kryesore prej 48-megapiksel bazohet në sensorin LYT-T808 të Sony dhe mbështet mbi një mekanizëm të stabilizimit optik. Shoqërohet nga një sensor tjetër 48-megapiksel ultra-wide dhe një sensor 64-megapiksel telefoto me zmadhim 6x.

Kamera selfie e jashtme ka madhësi prej 32-megapiksel ndërsa e brendshme 20-emgapiksel. Që të dyja janë integruar në ekrane përmes prerjeve rrethore njohur si “hole-punch.”

Telefoni fuqizohet nga një çip Snapdragon Gen 2, më i fundit nga Qualcomm. Shoqërohet nga 16GB RAM dhe 512GB memorie. Bateria ka një madhësi prej 4,805 mAh nga 4,400 mAh që ka Galaxy Z Fold 5. Sistemi ofron mbështetje për teknologjinë Wi-Fi 7.

Çmimi prej 1600 dollarësh për një telefon me ekran me palosje i cili është mjaft cilësor nuk mund të konsiderohet i lartë në standardin e vendosur sot nga industria. Kushton 200 dollarë më pak sesa Galaxy Z Fold dhe Pixel Fold.

A mendoni se OnePlus Open do të konkurrojë me rivalët në çmim dhe cilësi? Mbase po, mbase jo. Nuk ka asgjë në bord që do të kualifikonim si një diferencues, por është e qartë se OnePlus mori kohën që ju nevojit dhe dhe çdo zgjedhje e bërë me Open ishte mëse e qartë. Është produkt mjaft i mirë në garëm e produkteve që janë në treg në këtë kategori.