Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë çliruar nga terroristët e PYD/PKK-së kodrën strategjike Burseya, në verilindje të Afrinit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
TSK dhe ULS sot në orët e mëngjesit nga Azez, në lindje të Afrinit, kishin nisur operacionin për çlirimin e kodrës Burseya, e cila ishte nën pushtimin e organizatës terroriste PYD/PKK.
Sipas informimit të gazetarëve të AA-së në terren, kodra Burseya e cila ka rëndësi strategjike është çliruar.
Organizata terroriste nëpërmjet pozicionit në kodrën Barseya, nga e cila shihet qendra e qytetit Kilis në Turqi si dhe qyteti Azez në Siri, i merrte në objektiv civilët ne këto rajone me sulme me raketë, mortajë dhe artileri.






