Ballina Lajmet Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 2.612 terroristë

Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 2.612 terroristë

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin kufitar sirian Afrin kanë neutralizuar në total 2.612 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se vazhdojnë operacionet ajrore dhe tokësore për neutralizimin e terroristëve, anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD dhe DEASH.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se ka arritur në 2.612 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më tani.

– TSK dhe ULS kanë pastruar nga terroristët disa fshatra në Afrin

TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë pastruar nga terroristët fshatrat Halilo, Sogulxhak, Aranda si dhe fshatin dhe malin Bafliun në Afrin të Sirisë.

Sipas njoftimeve të gazetarëve të AA-së në terren mësohet se TSK dhe ULS në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” ka çliruar nga YPG/PKK-DEASH fshatrat Sogulxhak dhe Aranda të komunës Shejh Shedid në perëndim të Afrinit, fshatin dhe malin Bafliun të komunës Sheran, si dhe fshatin Halilo të komunës Raxhu.

Në këtë mënyrë kanë hyrë në rrezen e zjarrit fshatrat Kafr Xhenne dhe Kitme që janë vijat e para të mbrojtjes së organizatës në aksin lindor të qendrës Afrin, dhe që janë krahu lindor dhe jugor i qendrës së komunës Sheran.

Më përparimin e fundit është mundësuar edhe ndërprerja e rrugës tokësore të rajonit Xhinderes-qendër Afrin.

Gjithashtu njësitë e TSK dhe ULS pastruan nga terroristët edhe qendrën e komunës Shejh Hadid.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 134 pika, përfshirë tre qendra të qytezave, 102 fshatra, gjashtë vendbanime rurale, 22 male ose kodra strategjike dhe një bazë të YPG/PKK-së në Afrin.

Operacioni “Dega e Ullirit”, i cili ka filluar më 20 janar të vitit 2018, është ndërmarrë nga TSK në Afrin të Sirisë me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.