Opsioni më i fundit i WhatsApp është për ata që duan ti dërgojnë mesazhe vetvetes

Do tu vijë në ndihmë atyre përdoruesve të aplikacionit nga platforma të ndryshme që duan ti dërgojnë mesazhe vetes si përkujtues.

WhatsApp është pasuruar në mënyrë të vazhdueshme me veçori të reja muajt e fundit nga rritja e kapacitetit të grupeve tek krijimi i anketave e shumë të tjera.

Tani shërbimi është duke punuar për tu mundësuar përdoruesve ti dërgojnë mesazhe vetvetes.

Është një ndryshim i vogël por që do të bëjë diferencën për shumë përdorues. Sipas një raporti të WABetainfo, WhatsApp është duke testuar një opsion për ti dërguar vetes mesazhe.

Do tu vijë në ndihmë atyre përdoruesve të aplikacionit nga platforma të ndryshme që duan ti dërgojnë mesazhe vetes si përkujtues.

Gjithashtu mund të përdoret për të kaluar të dhëna si një dokument nga kompjuteri në smartfon duke ja dërguar vetes nga desktopi fillimisht.

Duke pasur në konsideratë mbështetjen për shumë pajisje që WhatsApp solli së fundi, këtu del në pah edhe rëndësia e një opsioni të tillë.

Përdoruesit e kanaleve beta të WhatsApp kanë filluar të marrin funksionalitetin e ri dhe që mund të bëhet i disponueshëm së shpejti për të gjithë. /PCWorld Albanian