Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, ka thënë se momenti që Kosova të avancoj në rrugën drejt Bashkimit Evropian është tani.
Ai këtë e ka thënë gjatë takimit që ka zhvilluar me Glauk Konjufcën , Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ata diskutuan për përshpejtimin e përpjekjeve të Kosovës drejt integrimit në BE.
“Momenti për të avancuar në këtë rrugë është tani,” tha Orav, thuhet në njoftimin e Zyrës BE-së.
Orav shprehu më tej vlerësimin e BE-së për përafrimin vullnetar të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në veçanti për mbështetjen ndaj Ukrainës.







