Orban: Perëndimi po përgatitet për luftë me Moskën

“Deklaratat e politikanëve dhe gazetarëve perëndimorë tregojnë se Europa po përgatitet për një luftë me Rusinë”.

Kështu ka deklaruar kryeministri hungarez Viktor Orban, duke shpjeguar se “në Bruksel dhe Uashington, por më tepër në Bruksel se në Uashington, po përgatiten për luftë botërore.

“Mund të them se janë duke u bërë përgatitje që Europa të hyjë në luftë, kjo po ndodh në media dhe në deklaratat e politikanëve”, tha Orban.

Orban theksoi se ai nuk beson se ka gjasa që Rusia të sulmojë një vend të NATO-s dhe se të flasësh për një “kërcënim rus” është një dredhi e Perëndimit për t’u përgatitur për të hyrë në luftë.

Sipas kryeministrit hungarez, grupet e punës në selinë e NATO-s në Bruksel tani po analizojnë se si aleanca mund të marrë pjesë në konfliktin në Ukrainë. /abcnews