Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike (CAIR) ka dënuar ashpër planin e raportuar të administratës Trump për të zhvendosur me forcë një milion palestinezë nga Gaza në Libi, siç raportoi NBC News.
“Ky plan është moralisht i neveritshëm dhe një krim historik kundër njerëzimit,” deklaroi drejtori ekzekutiv i CAIR, Nihad Awad.
“Nëse ky raport është i vërtetë, atëherë bëhet fjalë për një akt të pashembullt spastrimi etnik, siç nuk është parë në historinë moderne,” shtoi ai.
Ai theksoi se çdo shtet apo organizatë që do të merrte pjesë në këtë krim lufte, do të përballej me dënim të gjerë ndërkombëtar. /mesazhi