Organizata për Çlirimin e Palestinës thirrje UNRWA të plotësojë nevojat e palestinezëve

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare të Palestinës (PLO), Ahmed Abu Huli i bëri thirrje Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) të ndërmarrë veprime për të përmbushur nevojat urgjente për Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve (WAFA), Abu Huli u takua me Komisionerin e Përgjithshëm të UNRWA-së, Philippe Lazzarini në Rripin e Gazës.

Abu Huli tha se për shkak të bombardimeve intensive 11-ditore të Izraelit në Rripin e Gazës, ndodhi një shkatërrim i madh.

Ebu Huli i tha Komisionerit Lazzarini se familjet e prekura nga sulmet në Gaza duhet të identifikohen ndërsa dëmet e atyre, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar duhet të vlerësohen dhe të merren masa urgjente për kompensimin e qirasë. Ai tha se më shumë se 1.000 persona ë zhvendosur ende banojnë në strehimore.

Së fundmi, ai theksoi se duhet të plotësohen urgjentisht nevojat themelore të mijëra familjeve që qëndruan me të afërmit e tyre pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan në sulmet izraelite.

Sulmet e Izraelit në Gaza

Sulmet e nisura nga Izraeli në Rripin e rrethuar të Gazës më 10 maj përfunduan më 21 maj në orën 02:00 me kohën lokale në përputhje me armëpushimin e arritur me Hamasin.

Në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës, 248 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, humbën jetën dhe më shumë se 120 mijë njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre. .aa