Osmani i uron shërim të shpejtë Erdoganit dhe gruas së tij

Presidentja Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë homologut të saj turk, Recep Tayyip Erdogan dhe gruas së tij, Emine Erdogan, pasi ata janë infektuar me COVID-19.

Osmani përmes llogarisë së saj në Twitter, u ka uruar shërim të shpejtë.

Erdogan ka njoftuar të shtunën se ka rezultuar pozitiv në testin për variantin Omicron të COVID-19.

Në një postim në Twitter, Erdogan tha se ai dhe gruaja e tij po përjetonin simptoma të lehta të koronavirusit, duke shtuar se ai do të vazhdojë punën e tij nga shtëpia.