Osmani liron nga detyra Sekretarin e Presidences

Sekretari i presidencës, Driton Gashi, është liruar nga detyra.

Këtë e ka bërë të ditur, Bekim Kupina, këshilltar për media në zyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

“Komisioni i themeluar me vendim ad hoc për nivelin e lartë drejtues, me vendim të u.d. Presidentes Osmani, më 20 janar 2021, në rastin disiplinor ndaj z.Driton Gashi, sekretar në zyrën e Presidencës, ka përmbyllur shqyrtimin e këtij rasti dhe ka vendosur unanimisht shqiptimin e masës disiplinore: largim nga shërbimi civil dhe e ka obliguar zyrën e Presidentes për zbatimin e këtij vendimi”, tha Kupina.

Në nëntor të vitit 2020 ishte raportuar se një person i paraqitur si inspektor i AKI-së ka tentuar të marrë disa dosje nga kasaforta e Presidencës.Sekretari i Presidencës, Driton Gashi, kishte mohuar këto akuza duke thënë se kasaforta nuk ishte hapur asnjëherë.

Megjithatë, këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci kishte thënë se e kishte parë vetë Gashin duke i marrë dokumentet.