Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, pas sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës.
Në këtë takim, Osmani ka ritheksuar se sulmi terrorist ndaj infrastrukturës vitale dëshmon qëllimet e Serbisë për destablizimin e Kosovës dhe gjithë rajonit, duke cenuar sigurinë kombëtare të vendit si dhe duke synuar krijimin e një krize humanitare.
“Presidentja shprehu vlerësimin e lartë për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar e poashtu falënderoi KFOR-in, i cili menjëherë ka ofruar të gjitha kapacitetet e tyre për të ndihmuar tejkalimin e kësaj gjendjeje si dhe parandalimin e sulmeve të ngjashme në të ardhmen’, thuhet në njoftimin e Presidencës./