Osmani sot takohet me Erdoganin në Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi.

Ajo sot do të takohet me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në njoftimin e presidencës turke thuhet se në takim do të adresohen të gjitha aspektet bilaterale mes dyja vendeve.

”Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral”.

Po ashtu, në takim Erdogan dhe Osmani do të diskutojnë edhe tema me rëndësi për Ballkanin.

“Gjatë vizitës së parë zyrtare të presidentes së Kosovës, Osmani -Sadriu, në Turqi, do të diskutohen zhvillimet aktuale bilaterale dhe ato në Ballkan”.