Osmani takohet me Hovenier, diskutojnë një sëri çështjesh me interesa të përbashkëta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në njoftimin e Presidencës, bëhet e ditur se ata kanë diskutuar lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare, çështje të sigurisë, siç thotë presidentja, për kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia,si dhe çështjet që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve joshumicë, përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore, si dhe një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët