Osmani takohet me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.

Akar fillimisht është pritur me ceremoni nga homologu kosovar, ministri Armen Mehaj.

Pas takimit ai tha se po përcjellin me vëmendje zhvillimet në Ballkan dhe se dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm që të mundësoj stabilitet e paqe në këtë pjesë.

Ai ka garantuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.