Osmani takoi gjeneralin Jashari, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani, takoi sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në këtë takim u diskutua mbi situatën e sigurisë në vend.

Në takim me gjenerallejtënant Jasharin, u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve, trajnimet dhe përgatitjet e FSK-së për ta realizuar misionin e saj.