Osmani takon ambasadorin e Francës, flasin për zhvillimet në veri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guérot. Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, përfshirë dakordimin e arritur për marrëveshjen bazë, si dhe planin e zbatimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe zhvillimet e sigurisë në veri të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se presidentja Osmani, ka theksuar se Kosova vazhdon të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialog për t’i kontribuar paqes afatgjate në rajon në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka nënvizuar rëndësinë e përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuar për zbatimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Republikës.