Osmani takon Macron, thotë se pati diskutim të rëndësishëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin francez, Emmauel Macron, me të cilin tha se pati diskutim të rëndësishëm sa i përket sigurisë në Kosovë, raporton teve1.info

Përmes një postimi në X, Osmani ka shkruar se me Macron diskutuan për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, derisa tha se ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin kundër Republikës së Kosovës.

“Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez @EmmanuelMacron mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm.

Theksova rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë”, ka shkruar Osmani.