Osmani viziton policinë: Burim krenarie për Republikën tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në prag të Vitit të Ri, pos Klinikës Emergjente dhe atë të Kardiologjisë, ka vizituar edhe Stacionin Policor Qendër.

Ajo është shprehur se përkushtimi dhe devotshmëria e stafit mjekësor dhe atij policor në mbarë Kosovën ndaj qytetarëve tanë janë, siç tha ajo, burim krenarie për Republikën tonë.

“Në prag të Vitit të Ri, vizituam Klinikën Emergjente dhe atë të Kardiologjisë, si dhe Stacionin Policor Qendër.Përkushtimi dhe devotshmëria e stafit mjekësor dhe atij policor në mbarë Kosovën ndaj qytetarëve tanë janë burim krenarie për Republikën tonë”.

“Përderisa shumica festojmë pranë më të dashurve, policia, klinikat e shumë të tjerë do të jenë në krye të detyrës për t’u kujdesur për qytetarët tanë. Janë gratë dhe burrat në vijë të frontit ata që e bëjnë shtetin tonë më të sigurtë çdo ditë të vitit”, thuhet në postimin e Osmanit.