Osmani viziton Qendrën e Vaksinimit: Po punojmë për të siguruar kontingjentin e radhës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka thënë se janë duke punuar për të siguruar kontingjentin e radhës.

Këto komente e para e shtetit i bëri gjatë një vizite të përbashkët me  ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë, ku u njoftuan nga afër lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që të respektohen masat kundër pandemisë, teksa inkurajoi qytetarët që të marrin vaksinën pa asnjë hezitim.

“Jemi duke punuar bashkë me qeverinë dhe në veçanti Ministria e Shëndetësisë, që të vijnë edhe kontingjentet e ardhshme të vaksinave”, u shpreh ajo.