Ballina Sport Futboll Ousmane Dembele shpallet futbollisti i vitit nga FIFA

Ousmane Dembele shpallet futbollisti i vitit nga FIFA

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele është shpallur futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA.

Dembele është fitues i çmimit The Best.

Këtë çmim e ndan FIFA për lojtarin më të mirë të vitit në futboll.

Dembele fitoi çmimin për sukseset që ka arritur me PSG-në, ku përfshihet edhe triumfi në Ligën e Kampionëve.

Ai më parë e ka fituar edhe “Topin e Artë”.

Për çmimin “The Best’, Dembele fitoi në konkurrencë me Kylian Mbappen e Lamine Yamalin.

Ndërkohë, Aitana Bonmati u shpall më e mira te futbollistet duke fituar çmimin “The Best” pas “Topit të Artë”.

Ceremonia u mbajt të martën mbrëma në Doha të Katarit.