Rreth 4,000 pacientë me kancer në Gaza po vuajnë pa mundësinë për të marrë trajtimin që u nevojitet, duke pritur evakuimin mjekësor jashtë Rripit. Njëri prej tyre është 65-vjeçari Abed El Halim Abo Askar, i cili lufton me kancer të prostatës prej katër vitesh.
Abed ishte caktuar të operohej më 10 tetor 2023, por tre ditë para operacionit, Izraeli nisi luftën në Gaza, duke shtyrë trajtimin e tij urgjent.
Familja e Abed ka pësuar humbje të mëdha gjatë konfliktit. Vajza e tij 28-vjeçare, Shaima, bashkë me të gjithë familjen, përfshirë dy fëmijët dhe bashkëshortin, u vranë në një sulm ajror izraelit që goditi apartamentin e tyre në Gaza City, një muaj pas fillimit të luftës.
Tani, djali i tij, Ahmed Abo Askar, po përpiqet të sigurojë evakuimin e babait për trajtim kancerogjen jashtë Rripit të Gazës, duke u përballur me sfida të mëdha humanitare dhe burokratike. /mesazhi



